













Veshje popullore e Malësisë së Tiranës Duke qënë se zona e Malësisë së Tiranës është më e ftohtë se pjesa fushore e qytetetit, karakteristikë e saj është xhupi prej shajaku të zi, me mëngë të shkurtra dhe me kapuç. Pjesë përbërëse e kësaj veshjeje gruaje janë edhe jeleku, brez i leshit, fustanella, leverja, skuni(për gratë e martuara), këmisha, përparja dhe lëverja e kokës prej pëlhure të hollë të pambuktë që varej lirshëm në shpinë.