










Veshje e Zonës Divjakë-Karavasta. Divjakasit të ardhur dikur nga veshje karakteristike prej shajaku, që kalonin dimirin në kullotat e Myzeqesë me kopetë e dhenve, me kalimin e kohës shumë prej tyre u vendosën përfundimisht nëpër fshatra me të ulta ku dhe klima ishte më e butë. Duke kaluar nga jeta nomade në jetën sedentare, ku i ndryshuan shumë aspekte të mënyrës së jetesës. Ndër to edhe veshja e tyre pësoi ndikime nga veshja e vendasve, duke u zëvendësua nga shumë pjesë të veshjes qytetare. Veshja e grave çobanke përdornin këmishën prej pëlhure liri. Mbi këmishë vishnin jelekun e qendisur, cibuni, e përparja. Jeleku e përparja me shumë zbukurime, ndryshonin sipas moshës së gruas dhe rastit për të cilin mbaheshin. Në vend të jelekut gruaja mund të vishte një peshil( dullmic) me mëngë të gjata e të ngushta. Jeleku ose peshliu (si dhe përparja) zbukuroheshin me disa motive karakteristike të ekzekutuara me gajtanë ngjyrash të ndryshme. Kostumin e plotësonte një brez i shkurtër i mbërthyer përpara me një paftë të madhe argjendi, nga e cila varej një varg monedhash. Në kokë lidhnin një shami të qëndisur dhe me xhufka anash. Mbathnin çorape të leshi, me lule anash. Opingat e tyre, të quajtura cërhuri, bëheshin prej lëkure dhe zbukuroheshin me element të ndryshëm.