

















Veshje e vajzave Korçare, përkatësisht të zonës së Dardhës dhe Kolonjës. Këto zona të ndikuara edhe nga temperaturat e ulta nuk kishin si të mos e kishin pjesë të veshjes së tyre cohën e shajakut, i cili vjen te pjesa e cibunit i zbukuruar me motive flurore. Pjesë tjetër tipike e këtyre veshjeve është edhe fustani i gjatë dhe i gjërë, përparja prej stofi ose prej shajaku të kuq, corapet, shamija, brezi me paftat dhe këpucët.